101 Vjetori i Republikës së Turqisë festohet me entuziazëm në shkollat ”Maarif” në Kosovë

Në shkollat Maarif në Prishtinë dhe Prizren u zhvilluan aktivitete festive për të shënuar 101-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Festimet nisën në shkollën me një minutë heshtje për nder të dëshmorëve, pasuar nga intonimi i himneve kombëtare. Atmosfera festive u përforcua më tej me dekorime të klasave dhe aktivitete kreative të nxënësve, duke përfshirë recitime poezie, këngë dhe valle të cilët  treguan respektin për këtë ditë të rëndësishme historike.

Nxënësit u njohën edhe me historinë e themelimit të Republikës së Turqisë, duke forcuar ndjenjën e lidhjes dhe respektit për këtë moment të rëndësishëm historik.

Këto aktivitete përforcuan lidhjet kulturore mes dy vendeve, ndërsa nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth historisë dhe traditave të Republikës së Turqisë.

Kategoritë
LajmeVendi