1.9 milionë euro donacion nga Komisioni Evropian dhe KFW për projektin e rrjetit të kanalizimit

Filloi një nga projektet më të mëdha, që i hapë dyert projekteve të tjera gjigante në zonën e shërbimit duke përfshirë tetë komuna dhe fshatrat përreth.

Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi i parë i KRU” Prishtina” i kryesuar nga Sokol Xhafa me Konsulencën e KFW dhe Komisionit Evropian për studimin e fizibilitetit dhe master planit për rrjetin e kanalizimit dhe Trajtimin e Ujërave të Ndotura.

Ky projekt është donacion i KFW( Banka Gjermane për Zhvillim) dhe Komisionit Evropian, projekt me vlerë prej 1.9 milionë euro.

Nga ky projekt përfitojnë të gjithë qyetarët dhe komunat në zonën e shërbimit.

KRU” Prishtina ” falënderon donatorët KFW( Bankën Gjermane për Zhvillim) dhe Komisionin Evropian të cilët , parreshtur kanë kontribuar në realizimin e projekteve të mëdha për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të ndotura, tash e shumë vjet më parë.

Kategoritë
LajmeVendi