​Vetëvendosje reagon ndaj dëmtimit të billbordeve të Shpejtim Bulliqit

Sot, në ditën e dytë të fushatës persona të panjohur kanë dëmtuar billboardet e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi për kryetar komune të Podujevës në disa lokacione.

Në reagimin e saj Lëvizja Vetëvendosje këtë akt e ka quajtur veprim të ulët të kryer nga ata që, siç thuhet, po frikësohen nga ndryshimi në Llap.

“Duket që atyre që po u pengon ndryshimi dhe që nuk po mund ta ndalin kanë planifikuar të dëmtojnë posteret dhe billboardet tona. Të tillë janë dëmtuar në Gllamnik dhe Peran. Qytetarët tashmë janë përcaktuar për ndryshim, ju mund të shqyeni billboardet e kandidatit tonë, por nuk do të mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve të Podujevës që kanë vendosur ta ndëshkojnë krimin e korrupsionin, hajninë e nepotizmin, neglizhencën e keqmenaxhimin. Askush nuk mund ta ndalojë frymën e ndryshimit që do të kulmojë me 29 nëntor”, shkruan Vetëvendosje në një postim në Facebook.

 

Kategoritë
LajmeVendi