​Tuchel: Lojtarët e skuadrës po e çojnë dëm mundin e këtij lojtari

Thomas Tuchel ka përdorur barazimin 1-1 të Chelseat në udhëtim te Southamptoni për të përsëritur atë që dëshiron nga lojtarët e tij, pasi nuk ka arritur të fitojë për herë të parë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Tammy Abraham u zëvendësua në pjesën e parë, pasi nuk arriti të ndikonte pozitivisht në “St Mary’s”. Hudson-Odoi, i cili hyri në vend të tij, u zëvendësua befasisht në pjesën e dytë, pasi dukej se nuk po i plotësonte pritjet e teknikut gjerman.

Chelsea shënoi vetëm përmes një gabimi të mbrojtjes kundërshtare kur Mason Mount shndërroi në gol një penallti që e fitoi vetë. Sulmi në veçanti shqetësoi Tuchelin, i cili mendon se ndikimi sulmues i N’Golo Kantes po shkon dëm nga shokët e skuadrës, përcjell KosovaPress.

“Unë e njoh N’Golo Kanten për vite me radhë dhe tani unë jam një trajner me fat që e kam atë si një lojtar,” u tha Tuchel gazetarëve në “St Mary’s Stadium”. “Ai vjedh çdo top që është rreth 10 metra afër tij.”

“Prandaj, ne duhet t’i përdorim këto vjedhje të topit nga N’Golo dhe t’i përdorim ato më mirë për të sulmuar hapësirat e rivalëve. Ne duhet të përdorim shpejtësinë tonë më mirë për të krijuar më shumë shanse.”, tha në fund Tuchel.

Kategoritë
LajmeSport