​Rreth 2.700 punonjës shëndetësorë vaksinohen në Maqedoninë Veriore

Deri më tani, 2.680 punëtorë shëndetësorë në Maqedoninë Veriore janë vaksinuar me vaksinat Pfizer të dhuruara këtij vendi nga Serbia.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 71.900 qytetarë kanë aplikuar për imunizim përmes portalit vaksinimi.mk dhe 46.414 qytetarë me mjekë të përgjithshëm.

Nga 118.314 të regjistruar, 56.784 janë shtetas më të vjetër se 70-vjeç.

Kategoritë
LajmeRajoni