​Peskov: Takimi Putin-Biden s’është në rendin e ditës për momentin

Nuk ka plane aktuale për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Joseph Biden, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sot.

“Ende nuk ka asnjë diskutim në lidhje me një takim të mundshëm midis Putin dhe Biden,” tha ai, duke shtuar se “takimet ndërkombëtare ballë për ballë janë pezulluar kryesisht për shkak të situatës epidemiologjike,” raporton TAS S.

Sipas Peskov, “është e nevojshme të krijohen kushte para se të diskutohen mundësitë e një takimi të tillë.”

“Ata nuk janë në proces të përgatitjes, kjo çështje nuk është në rendin e ditës për momentin,” theksoi zyrtari rus.

Joseph Biden u betua dje si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Putin zhvilloi tre takime me paraardhësin e tij Donald Trump, më 2017, 2018 dhe 2019.

Kategoritë
BotaLajme