​Ndërpritet ndeshja Prizreni – Peja, përplasje fizike ndërmjet dy skuadrave

Është ndërprerë ndeshja vendimtare ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës nga ku edhe do të mësohej se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalonte në finalen e madhe të basketbollit Kosovar.

Ndeshja u ndërpre menjëherë pas çerekut të parë ku edhe ndodhi incidenti ndërmjet dy taborëve derisa po shkonin drejt zhveshtores për pushimin 10 minutash, përcjell KosovaPress.

Me këtë rast pati një përplasje fizike ndërmjet lojtarëve dhe stafit teknik të të dy klubeve derisa aty ishin të pranishëm edhe Policia e Kosovës.

Rezultati pas pjesës së parë ishte 49:48 në të mirë të Pejës. Ndeshja nuk pritet që të vazhdojë sot.

Kategoritë
LajmeSport