​Juventusi dëshiron ta largojë Bernardeschi

“Zonja e Vjetër” nuk është e kënaqur me 27-vjeçarin.

Gjiganti italian Juventusi thuhet se është i gatshëm që ta largojnë këtë verë mesfushorin ofansiv Federico Bernardeschi, raporton “Calciomercato”.

Bernardeschi, i cili u transferua nga Fiorentina te Juventusi në sezonin 2017/18, ka dështuar të tregojë kualitetet te “Zonja e Vjetër”, ku kjo e fundit nuk është e kënaqur me paraqitjet e tij, përcjell KosovaPress.

27-vjeçari mund të përdoret në ndonjë marrëveshje ndërrimi me një nga transferimet e dëshiruara të trajnerit Andrea Pirlo, kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë.

Që nga transferimi te Juventusi, Bernardeschi ka pasur 146 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 10 gola dhe 18 asistime.

Kategoritë
LajmeSport