​Eroll Salihu e konfirmon pozitën e re të Albert Bunjakit në FFK

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është angazhuar edhe zyrtarisht me një rol të ri në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu

Ai ka deklaruar se Bunjaki do të jetë i angazhuar si zyrtar i administratës brenda kësaj federate

“Po, tashmë është zyrtare që Bunjaki do te jetë pjesë e administratës sime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Salihu për KosovaPress.

Kategoritë
LajmeSport