Zyrtare, jep dorëheqje trajneri i skuadrës së Superligës së Kosovës

Gentjan Mezai ka dhënë dorëheqja nga posti i trajnerit të Gjilanit pas humbjes së djeshme në derbin e qytetit kundër Dritës, përcjell KosovaPress.

Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit ku thuhet se ky vendim erdhi pas insistimi të trajnerit për ta liruar postin e tij.

Njoftimi i plotë i skuadrës së Gjilanit:

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhën kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falenderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.

Kategoritë
Sport