Ish- mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë dyvjeçare me Olympique Marseille e cila drejtohet nga Roberto De Zerbi.
Reprezentuesi francez ishte një lojtar i lirë që kur kontrata e tij me Juventusin u lejua të skadonte më 30 qershor.
Ai ishte në negociata me klube të shumta, duke përfshirë Milanin në Serie A, Manchester United dhe Neëcastle United në Ligës Premier, plus Atletico Madrid në La Liga.