Zhvillimet lidhur me rregulloren e re të BQK-së, Lajçak: Po i përcjell nga afër

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin kanë diskutuar për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë.

“Duke reflektuar mbi udhëtimin, bisedat e thella me liderët dhe kryenegociatorët nga të dyja palët ishin në kohë dhe të rëndësishme, duke na lejuar të shprehim pritshmëritë tona për muajt e ardhshëm dhe të diskutojmë se për çfarë do të punojmë”, ka thënë Lajçak, derisa ka bërë një përmbledhje javore të aktivitetit të tij në rrjetet sociale.

Lajçak ka thënë se po i përcjell nga afër zhvillimet në lidhje me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, për çka ka thënë se ndikon te komuniteti serb që jeton në Kosovë.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi