Zëvendëskryemnistri maqedonas për sulmin në Ibër Lepenc: Krimet e tilla nuk kanë vend në rajonin tonë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, e ka dënuar sulmin  në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Fetahu këtë ka quajtur sulm kriminal dhe terrorist.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë ta mbrojë sovranitetin e saj dhe se ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Krimet e tilla, që synojnë të dëmtojnë rendin dhe sigurinë në një shtet sovran, nuk kanë vend në rajonin tonë dhe nuk do të kenë sukses. Autorët e këtyre sulmeve duhet të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë. Kosova ka mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e saj”, ka shkruar Fetai në Facebook.

“Autorët e këtyre sulmeve duhet të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë .Kosova ka mbështetjen e fuqishme dhe do të vazhdojë  të mbrojë sovranitetin e saj,” ka thënë tutje Fetahu.

Kategoritë
LajmeVendi