Zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit – çfarë thanë Hovenier e Gërvalla gjatë një debati

Sot në një panel në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” kanë marrë pjesë ambasadorët Hovenier, Rohde, Sunyog dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Hovenier u pyet se a duhet të përdoren mjete tjera që të arrihet “aty ku duam strategjikisht”. Ai tha se në vitin e kaluar është bërë një e arritur duke përmendur marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit.

“Cilat i keni në mendje përveç atyre që Serbia dhe Kosova në kuadër të fasilitimit duan të gjejnë apo mundohen të gjejnë një rrugë përpara për t’u bërë pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike? Pra, kjo mund të jetë më shumë sesa ku është, por një e arritur është bërë vitin e kaluar me marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Secili shtet mundet, nëse don e ka vullnet politik, që të respektojë obligimet politike dhe kjo krijon dinamikë për atë vend. Asgjë nuk e pengon këtë.”

Ndërsa, ministrja Gërvalla u pyet se “pse është e vështirë të implementohet” pjesa e Kosovës në marrëveshje. Ajo tha se Serbia është kundër dialogut.

“Fjala dialog nënkupton dy, nuk është monolog. Po të donim të merrnim vendime lidhur me qytetarët tanë në Kosovë atëherë do të duhej të jemi në gjendje të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime por partnerët tanë  dhe miqtë tanë nuk rreshtin duke na shpjeguar që duhet të angazhohemi në dialog dhe në dialog do të thotë të kesh dy palë përndryshe nuk ka nevojë të ketë dialog. Kur e ke njërën palë që është kundër dialogut dhe tregon me veprime konkrete si ngjarja e 24 shtatorit kur kishim një akt sulmi kundër Republikës së Kosovës dhe ne pretendojmë që kemi një dialog në Bruksel atëherë çdo nxënës në shkollë do ta kuptojë që kjo nuk është ajo që mësohet për dialogun në shkollë dhe universitet sepse dialogu nënkupton angazhimin e të dy palëve me synimin që të arrihet një e ardhme më e mirë sesa që e kaluara ose e tashmja. Kur ke në dialog njerëz që janë të përgatitur për luftë e shtiren se janë për dialog me ju dhe kërkojnë që të implementohen rezultatet e njëanshme për të cilat njëra palë nuk i pranon më. BE’së i është dhënë një dokument nga kryeministrja e Serbisë ku thuhet se nuk ndjehen të obliguar nga rezultatet e dialogut nga viti i shkuar. Nëse shkojmë një hap para dhe dy hapa mbrapa pyetja është a do të kthehemi në të 90’at?”, tha Gërvalla.

Szunyog tha se nuk ka nevojë për mjete të reja por vetëm fokusim në çështje strategjike që janë integrimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi