Ylli i Liverpoolit lë të hapur mundësinë e largimit – Real Madridi po pret për ta ‘rrëmbyer’ atë

Trent Alexander-Arnold ka refuzuar që të deklarojë se do të qëndrojë tek Liverpooli përtej këtij sezoni, duke insistuar se kontrata e tij e ardhshme do të vendoset nga trofetë.

Mbrojtësi i djathtë ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës tek Liverpooli dhe Real Madridi është përmendur si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës së ardhshme.

Pasi injoroi këtë temë për disa javë me radhë, Alexander-Arnold ka dhënë mendimin e tij në konferencën për shtyp pas fitores 3-0 ndaj Bournemouth.

“Gjëja më e rëndësishme janë trofetë nëse jam i sinqertë. Unë dua të fitojë trofe”, ka thënë Alexander-Arnold fillimisht.

“Unë jam një lojtar që jam i motivuar nga trofetë dhe të jem në nivelin më të lartë. Ky është ndoshta faktori kryesor i gjithçkaje”.

“Nëse keni një personalitet që është i lartë, i cili dëshiron të fitojë dhe do të bëjë gjithçka për të fituar, kjo i motivon ata”.

Përkundër pasigurisë së vazhdueshme, Alexander-Arnold ka refuzuar që të shtojë publikisht më shumë presion tek Liverpooli për t’ia plotësuar kërkesa.

“Shikoni, unë kam qenë në klub për 20 vite tani. Unë kam nënshkruar katër ose pesë kontrata dhe asnjëra nga këto nuk janë bërë të ditura në publik”.

“Unë dua të jem lojtar i Liverpoolit minimalisht këtë sezon, kjo është e tëra çfarë mund të them”, përfundoi anglezi.

Kategoritë
LajmeSport