Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se Serbia do të kërkojë seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara para seancës së rregullt në tetor, s,pas tij për shkak të rritjes së presionit ndaj serbëve në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur për Deklaratën e Athinës ka deklaruar se darka joformale me konkluzione joformale nuk mund të ndryshojë asgjë.
Pas një ceremonia të dorëzimit të çelësave për familjet e refugjatëve, Vuçiq u tha gazetarëve se tre vende në Athinë, dy prej të cilave janë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ukraina, janë nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës, siç tha ai, “këto për ne ishin diskutimet kryesore”.
I pyetur nëse kishte diskutuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për eksportin e armëve nga Serbia në atë vend, Vuçiq tha se ata diskutuan gjithçka, situatën në front, rrugën evropiane të dy vendeve dhe përvojat, si dhe çështjen e Kosovës dhe integritetin territorial.
Duke komentuar raportimet e mediave se me nënshkrimin e Deklaratës së Athinës ai mbështeti arrestimin e presidentit rus, Vladimir Putin, Vuçiq lexoi dokumentin, i cili thotë:
“Ne ramë dakord se nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe krimet e tjera, siç janë sulmet ndaj civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Vuçiq më pas pyeti: “Kë po manipuloni? Ku shkruan Putin? Ku shkruan Rusia? A ka njeri normal që nuk do ta pranonte dhe nuk do ta nënshkruante këtë? Çka është këtu e diskutueshme”.
Ai shtoi se në versionin e ndërmjetëm, ajo pikë e Deklaratës ishte formuluar ndryshe, por Serbia arriti që ta ndryshojë këtë fjali.
Siç tha ai, ajo pikë duhej të shkruhej: “Dënojmë shkeljen e rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe përpjekjet e OSBE-së” dhe më pas OSBE-ja është e lidhur me krimet e luftës, por nuk ka një gjë të tillë në tekstin e miratuar.
Vuçiq shtoi se në darkën në Athinë ka pasur një konflikt verbal mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) para seancës së rregullt në tetor, për shkak të rritjes së presionit ndaj serbëve në Kosovë.
Me këtë rast, ai tha se sot do të ketë një takim me serbët nga Kosova dhe me Zyrën për Kosovën.
“Zgjedhim momentin më të mirë dhe kush kryeson dhe kush është prezent. Kur të jetë më e përshtatshme do të kërkojmë mbajtjen e seancës në një të ardhme shumë të afërt”, theksoi Vuçiç.
I pyetur për presionet që pret, Vuçiq theksoi se presionet janë të përditshme dhe se prej një viti e gjysmë çdo ditë i kërkohet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Serbia të ndryshojë politikën e saj.












