Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët do të jenë kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor

Serbia's President Aleksandar Vucic listens during the opening opening of the Political Symposium at the European Forum Alpbach 2018 on August 25, 2018 in Alpbach, Austria. (Photo by HERBERT NEUBAUER / APA / AFP) / Austria OUT (Photo credit should read HERBERT NEUBAUER/AFP/Getty Images)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pritur sot në takim kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Pas takimit, Vuçiq ka folur në një konferencë për media, teksa ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut dhe për paqe me shqiptarët

Ajo çfarë ka marrë vëmendjen është një deklaratë e presidentit serb për popullin shqiptar dhe atë serb, teksa thotë se të njëjtit për 100 vitet e ardhshme do të jenë kombet më të mëdha në Ballkan, dhe se sipas tij kjo është arsyeja pse duhet një kompromis.

“Është e qartë se ne dhe shqiptarët do të jemi kombet më të mëdha në Ballkanin Përendimor në 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.

Vuçi ka thënë se konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje dhe se procesit të dialogut palët duhet t’i qasen në formë konstruktive.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni