Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar në Mynih me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, me të cilin kanë folur për çështjen e dialogut me Kosovën dhe për punën e dinarit.
Vuçiq ka thënë se pret që të ketë ftesë për takim në Bruksel në ditët e ardhshme dhe se shpreson për një zgjidhje.
Presidenti serb thotë se “Borell është korrekt dhe se e kupton atë që po ndodh”, por sipas Vuçiqit ai është “i dobët”.
Sipas presidentit serb, Josep Borell s’mund të bëj asgjë pa përkrahje të shteteve anëtare.
“Borell është korrekt dhe e kupton se çfarë po ndodh, por ai është i dobët”, ka thënë Vuçiq.
“Borell dhe Lajçak nuk mund të bëjnë asgjë pa mbështetjen e shteteve anëtare”, ka shtuar tutje