Vucic zgjidhi Vulin: Ultrafashisti serb përsërit se duhet themeluar ‘botën serbe’

Ish shefi agjencisë së inteligjencës së Serbisë e lideri i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vulin, është lëshuar në fushatë të kërcënimit të rajonit me destabilizim me thirrjet fashiste të një zgjidhjeje të çështjes kombëtare serbe përmes themelimit të ‘botës serbe’, transmeton Gazeta Metro.

Vulin në tubimin elektoral të kësaj partie mes tjerash përsëriti se Serbia “ që i prin Aleksandar Vucic nuk do ta pranojë të ashtuquajturën Kosovë, nuk do t’i vë sanksione Federatës Ruse dhe nuk do të heqë dorë nga Republika Srpska dhe serbët në Mal të Zi”.

Kategoritë
LajmeRajoni