Vuçiç paralajmëron Perëndimin: Nëse doni Kosovën, nuk do të keni Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë së fundi një paralajmërim ndaj Perëndimit, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç la të kuptohej dje në një dalje të tij publike se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, sipas tij, siç bënë 25 vite më parë.

Kjo deklaratë e Vuçiç sipas përdoruesve të platformës ‘X’, konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën.
”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vitet e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, mësohet të ketë thë Vuçiç.

Kategoritë
LajmeRajoni