Gjatë të shtënave në Mladenovac në orët e vona të së enjtes mbetën të vrarë tetë persona dhe 11 të tjerë u plagosën, raportoi media serbe duke cituar Ministrinë e Brendshme.
Një sulmues i armatosur i cili mbrëmë vrau tetë persona në Mladenovac, rreth 40 kilometra në jug të Beogradit, u arrestua në Kragujevc, njoftuan mediat serbe, transmeton Anadolu.
Gjatë të shtënave në Mladenovac në orët e vona të së enjtes mbetën të vrarë tetë persona dhe 11 të tjerë u plagosën, raportoi Tanjug duke cituar Ministrinë e Brendshme serbe.
Sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS), tetë persona të cilët u plagosën nga të shtënat në Mladenovac dhe që po trajtohen në Qendrën Emergjente janë gjendje të qëndrueshme. Në Spitalin “Dragisha Mishoviq” janë dy persona të plagosur të moshës 21 dhe 23-vjeç, janë operuar, por ende janë në rrezik për jetën.
Sulmuesi 21-vjeçar hapi zjarr nga një pushkë automatike, fillimisht në fshatin Dubona dhe më pas në fshatrat Malo Orashje dhe Shepshin.
Në vendin e ngjarjes mbërritën me shpejtësi forca të shumta policore, ndërkaq, Ministria e Brendshme serbe nisi operacioni “Vihor”, ku u përfshinë njësitë speciale, si dhe helikopteri i policisë.
Policia serbe lëshoi urdhër arresti kundër sulmuesit 21-vjeçar me inicialet U.B.
Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq të shtënat në Mladenovac i cilësoi si akt terrorist.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë u bëri apel qytetarëve për dhurim gjaku për të plagosurit.
Sulmi në fshatrat afër Mladenovacit është sulmi i dytë vdekjeprurës me armë zjarri që ndodh në Serbi në dy ditë.
Sulmi i parë ndodhi të mërkurën, kur një nxënës i klasës së shtatë (13) vrau tetë nxënës dhe një rojë sigurie dhe plagosi disa persona në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”.


















