Von Cramon: Kosova ende s’ka pranuar asnjë vaksinë nga BE, kjo duhet të ndryshojë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregohet i përgjegjshëm sa i përket shpërndarjes së vaksinave për shtetet e Ballkanit  Perëndimor.

“Kemi përgjegjësi për çdo shërim. Ballkani Perëndimor është me rëndësi. Kemi parë mungesë të shpërndarjes së vaksinës kundër COVID-19 dhe ky është moment kritik”, ka thënë von Cramon, njofton KlanKosova.tv.

“Kosova ende nuk ka pranuar asnjë dozë nga BE. Kjo duhet të ndryshojë shumë shpejt”.

“Serbia ka vepruar shpejt duke promovuar vaksinat e marra nga Rusia dhe Kina. Unë shpresoj në bashkëpunim transatlantik. Është përgjegjësi e jona që të tregohemi të përgjegjshëm dhe solidarë me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Kategoritë
LajmeVendi