Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi dhe specifikisht në kompaninë e dronëve Bayraktar e ka quajtur kthesë të rëndësishme për vendin dhe raportet Kosovë – Turqi.
Në emisionin “FIVE”, Morina ka thënë se vizita e Kurtit në Turqi dhe takimi i tij me nga presidentin e këtij shteti, Rexhep Taip Erdogan është kontinuitet i bashkëpunimit në mes dy vendeve.
“Vizita e Kurtit në Turqi, takimi i tij me Erdoganin, kontinuitet i shtetësisë së Kosovës dhe bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë. Turqia mbetet një ndër vendet mike tona, biseda ma shumë se ni orëshe mes tyre, ka filluar etapë e re e zhvillimeve ekonomike në fushën e sigurisë në mes të Kosovës dhe Turqisë”, ka deklaruar Morina.
Sipas tij, vizita e Kurtit në fabrikën e prodhimit të dronëve në Turqi është mesazh që do të ketë hapa të mëtutjueshëm edhe në ushtri edhe në polici dhe çështjet ekonomike në tërësi.