Vehbi Kajtazi ndryshon mendje: Duhet penguar me çdo kusht zgjedhja e Osmanit presidente

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pasi kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme tha se duhet të votohet presidenti përndryshe vendi shkon në zgjedhje.

Kajtazi thotë se ka ndryshuar mendimin sa i përket çështjes së presidentit. Anipse ai dikur ishte i bindur që duhet të votohet Osmani për presidente, ai sot thotë se eka ndryshuar këtë qëndrim.

Ai thotë se duhet të pengohet me çdo kusht zgjedhja e Osmanit si presidentet. Sipas tij, kërcënimit për zgjedhje duhet t’ju përgjigjen me gatishmëri për zgjedhje.

“Deri sot kam qene i bindun qe duhet me votu Vjosen presidente. Sot kam ndryshu mendim. Le qe nuk duhet por duhet me pengu me çdo kusht. Kercenimit me zgjedhje duhet me iu pergjigj me gatishmeri per zgjedhje.

Mos mendo se ky popull hane bari sepse eshte i njejti qe e ka votu Hashim Thacin dhe e ka rrezu. Te njejten ta ben edhe ty lideri “suprem””, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Kategoritë
LajmeVendi