Disa prej deputetëve të përjashtuar të Partisë Demokratike kanë hyrë nga dritaret e godinës në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Pasi u përplasën me Gardën në hyrjen kryesore, deputetët kanë gjetur një rrugë “alternative” për të hyrë në godinë.
Kolegët që ndodheshin brenda u kanë hapur dritaret e institucionit dhe me ndihmën e karrigeve ata kanë mundur të hyjnë në Kuvend.
Të vetmit që nuk kanë mundur të hyjnë në Kuvend janë Gazmend Bardhi dhe Albana Vokshi, të cilët garda i ndaloi në momentet e fundit të hynin nga dritaret. /Telegrafi/