Vazhdon intervistimi i gruas së Milan Radojiçiq në Veri, Policia jep detaje

Policia e Kosovës është duke e intervistuar bashkëshorten e kryterroristit serb, Milan Radojiciq, Ema Radojiçiq.

Kjo është konfirmuar edhe nga Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

I kontaktuar nga lajmi.net, Elshani ka deklaruar se intervistimi i të lartpërmendurës është duke u bërë.
“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit”,tha ai.

Po ashtu Elshani theskoi se intervistimi është duke u bërë  me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Duhet theksuar se që nga sulmi terrorist në Banjskë, krimineli serb, Milan Radojicq gjendet në arrati.

Në sulmin terrorist të Banjkës humbi jetën zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Duhet përkujtuar që veriu i Kosovës vazhdon të jetë pikë shumë e rëndësishme sa i përket sigurisë në Ballkan./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi