Ushtria izraelite qëllon për vdekje një palestinez në Bregun Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës për AA tha se Departmenti i Ndërlidhjes Civile Palestineze e informoi për “martirizimin e një palestinezi i cili u qëllua për vdekje nga ushtria izrelite në jug të Betlehemit”

Një palestinez është qëlluar për vdekje nga ushtria izraelite me pretendimin se është përpjekur të kryejë një sulm me thikë në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës për AA tha se Departmenti i Ndërlidhjes Civile Palestineze, pikës zyrtare të kontaktit me Izraelin në çështjet civile, e informoi për “martirizimin e një palestinezi i cili u qëllua për vdekje nga ushtria izrelite në jug të Betlehemit”.

Në një njoftim, ushtria izraelite tha se një sulm me thikë u parandalua në kryqëzimin Gush Etzion, i cili ndodhet midis Betlehemit dhe Hebronit në jug të Bregut Perëndimor, ku u qëllua palestinezi.

Muhammad Awad, një aktivist palestinez, e identifikoi martirin si Ahed Al-Khalil, 35-vjeç, nga qyteti Beit Ummar, Hebron.

Ai shtoi se pas incidentit shërbimi i intelegjencës izraelite thirri për hetim në qendrën Etzion babanë e viktimës dhe tre të afërm të tij.

Awad theksoi se forcat izraelite mbyllën të gjitha hyrjet në qytet dhe ndaluan hyrjet dhe daljet.

Kategoritë
BotaLajme