Deputetët e Kuvendit të Serbisë i kanë votuar sot mosbesimit ministrit të Ekonomisë në Qeverinë e Serbisë, Rade Basta.
Për shkarkimin e Bastës votuan 149 deputetë, ndërsa nuk votuan 45 deputetë që ishin në sallë.
Zëvendësimi i Bastës u propozua nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, me iniciativën e koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar dhe me propozimin e së cilës u zgjodh ministër i Ekonomisë.
Basta u shkarkua me arsyetimin se ai bëri deklarata që “në kundërshtim me politikën shtetërore dhe kombëtare”, përkatësisht duke avokuar për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe mbështetjen për tubimet protestuese “Serbia kundër dhunës”.







