Tyson Fury dhe gruaja e tij Paris janë në pritje të fëmijës së tyre të shtatë

Kampioni i boksit Tyson Fury dhe bashkëshortja e tij Paris njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të shtatë.

Tridhjetë e katër vjeçari Fury ndau lajmin e lumtur me fansat e tij në Instagram dhe postoi një foto së bashku me gruan e tij teksa po shijonin një natë.

Familja Fury tashmë ka gjashtë fëmijë, përkatësisht Venezuelën, Princin John James, Princin Tyson II, Valencia, princat Adonis Amaziah dhe Athena, e cila ka lindur në vitin 2021.

Çifti e konfirmoi zyrtarisht lajmin e bukur pas disa aludimeve.

Pavarësisht angazhimeve të tyre, Tyson dhe Paris ende gjejnë kohë për romancë dhe herë pas here dalin në restorante dhe jetë nate.

Paris së fundmi organizoi një festë për 4-vjetorin e djalit Adonis dhe e gjithë familja shijoi dhurata, lëngje dhe ëmbëlsira.

Kategoritë
Sport