Turqia thyen rekordin/ Prodhoi 42 tonë ar gjatë 2020-ës

Turqia theu rekordin e saj të prodhimit të arit në vitin 2020.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, 42 tonë metal i çmuar janë prodhuar në 12 muajt e vitit 2020, me vlerë 2.4 miliardë dollarë.

Rekordi i mëparshëm ishte 38 tonë.

Ne synojmë të rrisim prodhimin në 100 tonë në të ardhmen e afërt. Qëllimi ynë është të ulim defiçitin aktual dhe të krijojmë vende të reja pune,” shtoi ministri i Ankarasë.

Muajin e kaluar, zbulimi i një miniere të madhe ari u njoftua në Turqinë veriperëndimore, rreth 250 km në jug të Stambollit.

Vendi, i cili është në pronën e një kompanie plehrash do të përmbajë rreth 99 tonë metal të çmuar me vlerë rreth 5 miliardë dollarë.

Kategoritë
BotaLajme