Turqia sipas rrjedhës së marrëdhënieve me Egjiptin mund t’i negociojë juridiksionet detare

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se sipas rrjedhës së marrëdhënieve, ata mund të negociojnë juridiksionet detare me Egjiptin dhe të nënshkruajnë një marrëveshje me këtë vend.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se sipas rrjedhës së marrëdhënieve, ata mund të negociojnë juridiksionet detare me Egjiptin dhe të nënshkruajnë një marrëveshje me këtë vend.

Mevlut Çavusoglu mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm gjeorgjian Davit Zalkaliani, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqytetin Ankara.

Kur u pyet në lidhje me komentet që Egjipti më 18 shkurt kishte pranuar kufijtë e platformës kontinentale turke për zonën e 18-të nga zonat e licencës që njoftoi për aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit në Mesdhe, Çavusoglu tha se “kur Egjipti nënshkroi marrëveshje me Greqinë vitin e kaluar, Turqia respektoi kufijtë jugorë të platformës kontinentale.”

Çavusoglu deklaroi se Egjipti vazhdon kërkimet dhe aktivitetet e tij sizmike brenda platformës së tij kontinentale pa hyrë në platformën kontinentale të Turqisë.

Shefi i diplomacisë turke vuri në dukje se Turqia dhe Egjipti janë dy vendet me tokën dhe kufijtë më të gjatë në Mesdheun Lindor, ndërsa vijoi me këto fjalë: “”Sipas rrjedhës së marrëdhënieve tona, ne gjithashtu mund të nënshkruajmë një marrëveshje me Egjiptin duke negociuar juridiksione detare.”

Kategoritë
BotaLajme