Turku nga Skocia humbi 120 anëtarë të familjes në tërmet

Një shtetas turk që jeton në Edinburg, Skoci thotë se humbi më shumë se 120 anëtarë të familjes së tij në tërmetin shkatërrues që goditi herët në mëngjesin e së hënës.

Sahin Firat është president i Dhomës së Tregtisë Turko-Skoceze dhe bashkërendon donacionet për apelin ndaj tërmetit në kryeqytetin skocez.

“Kam humbur më shumë se 120 njerëz vetëm nga familja ime – kushërinjtë, hallat, xhaxhallarët, kushërinjtë… si dhe të tjerë nga fshati im, fqinjët,” tha ai për programin Good Morning Scotland të BBC Radio.

“Ata ishin në Adiyaman, në qendër të qytetit. Të gjithë qëndrojnë në makina ose në rrugë. Kur gjejnë benzinë, qëndrojnë në makinë për t’u ngrohur. Nëse nuk bie shi, përpiqen të gjejnë dru ose letër për të ndezur zjarr. Çdo ditë bëhet më keq dhe më keq. Është një gjendje e jashtëzakonshme, si lufta. Deri më sot, ne kemi mbledhur rroba, ushqime, mjete pastrimi. Por tani atyre u duhen para për të mbajtur veten sepse nuk kanë të ketë më një shtëpi”, tha Firat për BBC.

Sipas të dhënave zyrtare të deritanishme, më shumë se 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të madh në Turqi.

Gjëja më e frikshme nga të gjitha, është e sigurt që ky numër nuk është përfundimtar…

Kategoritë
BotaLajme