Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, këto janë arsyet

Kompania publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak siç thuhet të grevës së minatorëve.

Menaxhmenti i Trepçës, kanë marrë vendim që t’i pezullojnë përkohësisht pushimet vjetore të paraparë për tre muajt e ardhshëm, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.

Mësohet se arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e prodhimit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku siç mësohet, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, menaxhmenti i Trepçës nuk ka konfirmuar këtë vendim për KosovaPress.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi