Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë, për siç kanë thënë ata, shkelje të rëndë të detyrave.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (20), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme “Trepça” ka larguar nga puna 5 punëtorë të ndërmarrjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.
Njoftim
Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. K.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1118 e dt. 25.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4569 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për K.M.