“Trendi” i ri në Selanik, vjedhin gomat e automjeteve luksoze dhe i mbeshtesin në copa druri

Në Selanik duket se është kthyer në “trend” vjedhja e gomave të makinave të shtrenjta. Mediat në vend raportojnë se incidente të tilla janë shtuar në mënyrë alarmante muajt e fundit.

Këtë herë persona të panjohur kanë targetuar një automjet tip “BMW” me targa greke që ishte parkuar në rrugën kryesore të Andreas Papandreu, në lindje të Selanikut. Ngjarja vlerësohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës dhe siç shihet në videon dhe fotot e publikuara nga mediat në vend, autorët kanë ndjekur metodën e tyre “klasike”.

Në vend të gomave që janë vjedhur janë vendosur vendosur copa druri dhe autorët janë larguar para se kalimtarët t’i vënë re dhe të lajmërojnë policinë.

Katër incidente të ngjashme kanë ndodhur në Selanik në muajt e fundit.

Më 19 korrik, persona të paidentifikuar hoqën katër gomat e një Renault i zi me targa bullgare, i cili ishte i parkuar në rrugën kryesore të Shën Megalo Aleksandros dhe thyen edhe xhamin e pasagjerit, ndoshta për të hequr sendet me vlerë.

Më 11 qershor, persona të panjohur vodhën gomat e automjetit tip “MBW” të nënkryetarit të Bashkisë së Selanikut, Sokratis Dimitriadis, ndërsa pak ditë më vonë një vjedhje e ngjashme ndodhi sërish në Selanikun lindor, ku hajdutët “zhveshën” një VWScirocco. .

Më 19 qershor, një tjetër vjedhje është regjistruar në qendër të Selanikut, me “viktimë” një Toyota Yaris hibride.

Kategoritë
LajmeRajoni