Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Mal të Zi, dy të plagosur rëndë

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën kryesore Bar-Ulqin në Mal të Zi, kanë humbur jetën tre persona.

Sipas mediave malazeze viktima janë D.M., (21) nga Ulqini, B.B. (20) nga Tivari dhe N.D. (18) nga Rozhaj. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i treti në repartin e pranimeve në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit.

“Në përplasjen e dy veturave të pasagjerëve, e cila ka ndodhur 40 minuta pas mesnate, në rrugën kryesore Bar-Ulqin, në vendbanimin Utjeha, dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë”, ka thënë policia, transmeton portali Primorski. .

Sipas policisë në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Audi A3” me targa të Ulqinit dhe një veturë “Seat” me targa bar.

Kategoritë
LajmeRajoni