Tifozët që urrejnë njëri – tjetrin, po vajtojnë së bashku për vdekjen e Maradonës

Bota është në shok pas vdekjes së futbollistit më të mirë në histori, Diego Armando Maradonës.

Në Argjentinën e tij të lindjes, tifozët e futbollit i thonë lamtumirë  Diegos dhe madhështia e tij tregohet nga fakti se tifozët e skuadrave Boca Juniors dhe River Plate, skuadrat më të urryera mes vete, po vajtojnë së bashku për vdekjen e tij.

Tifozët janë bërë bashkë dhe në lot e në vaj, nuk mund të besojnë se ka ikur në amshim mbreti i futbollit.

Maradona, dje vdiq në moshën 60-vjeçare, duke shkaktuar pikëllim të thellë pothuajse në mbarën botën.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme