Tifozët e AEK-ut kanë varur një mesazh të ashpër para selisë së UEFA-s, një numër i madh serbësh po “presin” kroatët në burgje

Tifozët e AEK-ut para selisë së UEFA-s në Nyon ngritën një pankartë proteste për shkak të vrasjes së tifozit Mihalis Katsuris, i cili u vra javën e kaluar në përleshjet në Athinë me huliganët e Dinamo Zagrebit.

Tifozët e AEK-ut, të cilët jetojnë në Zvicër, kanë dashur të shprehin protestën e tyre në prag të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit në kuadër të xhiros së tretë paraprake të Champions League.
Ata vendosën dy pankarta para selisë së UEFA-s. Në njërën shkruhej: “Mihalis është këtu, pushofsh në paqe”, dhe në tjetrën me ashpërsi thanë “Hiqni nazistët nga futbolli”.

Ndryshe, transferimi i të arrestuarve në burgjet në të gjithë Greqinë ka nisur sot pasi vendimet e djeshme u dhanë për ndalimin e 41 personave nga 105 huliganë kroatë të arrestuar, të cilët do të shpërndahen në 16 burgje në të gjithë Greqinë.

Kjo ua ka bërë realitet frikën më të madhe, duke pasur parasysh se prindërit e të arrestuarve në një letër drejtuar Qeverisë së Kroacisë dhe presidentit Zoran Milanoviq kanë apeluar që të gjithë të vendosen në një burg dhe të mos ndahen nga frika e një hakmarrjeje të mundshme.

Shqetësimi i autoriteteve është se si do të garantojnë sigurinë e të burgosurve, për këtë arsye Sekretariati i Përgjithshëm i Politikës Antikriminale ka kontaktuar me administratat e të gjitha qendrave të paraburgimit që kanë marrë masa për ndalimin e sigurt të të paraburgosurve.

Një “dhimbje koke” shtesë për administratat e burgjeve është fakti se në to ka shumë serbë, të cilët ushqejnë urrejtje ndaj huliganëve kroatë, por edhe afërsia fizike e grekëve dhe të burgosurve të tjerë, ndaj u dhanë urdhra që të kenë kujdes të veçantë që të mos ketë kontakte që mund të çonin në konflikt dhe u planifikuan për rritjen e masave dhe mbikëqyrjes në të gjitha burgjet, si dhe gatishmërinë e autoriteteve policore lokale.

Aty ku është e mundur mbajtja e të burgosurve kroatë në vende të veçanta, kjo do të bëhet. Për shembull, tetë të transferuarit në burgun e Korydallos mbahen në një repart të veçantë, ndaj nuk kanë asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

Kategoritë
LajmeRajoni