Skuadra amerikane Chicago Fire e ka zyrtarizuar sot që klubi ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit kosovar me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri.
Shaqiri do të zë një vend të veçantë në skuadrën e Chicagos, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit, përcjell KosovaPress.
Kontrata e Shaqirit me klubin amerikan do të përfundojë në vitin 2024, derisa tani janë në pritje vetëm rregullimi i P-1 Visa dhe Çertifikimi i tij si transferim ndërkombëtarë.
“Jemi tejet të lumtur që të mirëpresim Xherdan Shaqirin te Chicago Fire. Xherdan është një lojtarë vendimtar, i cili do të sjellë gëzim te tifozët tanë dhe në qytetin e Chicagos”, tha drejtori sportiv i klubit Georg Heitz.
Përgjatë karrierës së tij, Xherdan Shaqiri ka regjistruar 421 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar plot 17 trofe gjatë kësaj kohe.
proud to wear this shirt ❤️ #cf97 https://t.co/4oQtVGUJpl
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) February 9, 2022










