Edhe dy ditë kanë mbetur që nga mbajtja e takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Ai të hënën ka marrë pjesë në Samitin e Brdo- Brionit në Shkup, nga ku ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit.
Nuk e di se a do të jetë e vështirë, kjo është gjithçka që mund t’ju them sepse nuk është se ka qenë e lehtë, prandaj po flasim me Albin Kurtin, sepse po flasim me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dini se çfarëdo që të thonë ata gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër, kështu që për ne është gjithmonë e vështirë, çfarë të bëjmë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.
Analistët politikë thonë se “fajtori” gjithmonë ka frikë, gjersa shtojnë se Vuçiq mund të ketë drojë për shkak të përpjekjeve për komplikimin edhe më tepër të gjendjes në veri.
Zogaj për Vuçiqin: Fajtori gjithmonë më së shumti ka frikë nga mëkatet e veta, sepse e rëndojnë fajet
Analisti politik, Skënder Zogaj, thotë se presidenti serb ka arsye të ndihet i frikësuar nga vetvetja e tij.
Ai e quan Vuçiqin ekzemplar tipik të ndyrësirës gjenetike serbo- sllave.













