Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ndërprerë fjalën e tij gjatë një konference shtypi në Aeroportin e Rinasit në Tiranë me rastin e kalimit në pistë të një avioni të “Turkish Airlines”.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbajti të mërkurën një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e dorëzimit të vaksinave që Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar në Shqipëri.
Ceremonia u zhvillua në Aeroportin e Rinasit në Tiranë dhe ndërsa konferenca e shtypit vazhdonte në një transmetim të drejtpërdrejt në pistë nisi të përparojë avioni i pasagjerëve të THY.
Varhelyi dhe Rama buzëqeshën duke përsëritur emrin e THY-së.
“Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore të Turqisë, Turkish Airlines”, tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij.
Pamjet nga konferenca e shtypit me avionin e THY-së në sfond u përhapën shumë shpejt në median sociale të shoqëruar me komente të ndryshme.
“Politika e jashtme turke në Ballkan nuk mund të tregohej më mirë se kaq”, thuhet në një nga këto komente.
Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Shqipëri, Varhelyi kaloi në Kosovë.