Superkompjuteri parashikoi çiftet e çerekfinaleve të Champions League: Kush do të shkojë në gjysmëfinale?

Gara më elitare e futbollit në Evropë po hyn dalëngadalë në fund dhe sonte na presin dy duelet e para çerekfinale.

Nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme do të takohen njëkohësisht skuadrat e Benfikës dhe Interit si dhe Manchester City dhe Bayern.

Nesër në të njëjtën kohë do të luhen dy ndeshjet e mbetura në të cilat do të përballen Milan-Napoli dhe Real Madrid-Chelsea.

Nuk ka dyshim se na pret shumë emocione dhe pasiguri, të cilat anglezët u përpoqën t’i “thyenin” me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Sipas superkompjuterit, skuadrat e Cityt dhe Real Madridit do të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me njëra-tjetrën.

Ndërsa për dy duelet e mbetura, Napoli duhet të kalojë Milanin, ndërsa Benfica mund të bëjë një surprizë të vogël dhe të eliminojë Interin, pas së cilës këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në betejën për në finale.

Deri më tani, inteligjenca artificiale ka qenë në gjendje të hamendësojë rezultatet e ndeshjeve të panumërta, dhe nëse parashikimet e saj do të jenë të vërteta tani mbetet për t’u parë.

Kategoritë
Sport