Studiuesit zbulojnë ADN-në më të vjetër në botë

ADN-ja më e vjetër në botë është zbuluar nga mbetjet e mamutëve që janë deri në 1.2 milion vjeçare. Studiuesit analizuan gjenomat, duke përdorur ADN-në e marrë nga dhëmbët e tre mamutëve të varrosur në permafrost-in siberian.

Sipas studiuesve, ky zbulim hedh dritë se si mamutët evoluan për miliona vjet përpara se të zhdukeshin rreth 4 mijë vjet më parë. Autori kryesor i studimit, Tom van der Valk tha se studimet e mëparshme tregojnë vetëm një specie mamutësh në Siberi.

“Por analizat tona të ADN-së tregojnë se kishte dy linja të ndryshme gjenetike, të cilave iu referohemi si mamutë Adycha dhe Krestovka. Nuk mund të themi ende me siguri, por mendojmë se këto mund të përfaqësojnë dy specie të ndryshme.”, u shpreh ai.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme