Stoltenberg: Shqetësimet e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë janë legjitime

Jens Stoltenberg ka bërë një deklaratë të re në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shqetësimet e shprehura nga Turqia për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO janë legjitime.

Jens Stoltenberg ka bërë një deklaratë të re në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Duke deklaruar se shqetësimet e Turqisë për sigurinë janë legjitime, Stoltenberg tha: “Ne duhet të pranojmë se Turqia vuan nga terrorizmi më shumë se aleatët e tjerë të NATO-s”.

Krahas kësaj, Stoltenberg shtoi se Samiti i Madridit nuk është afati i fundit për pranimin e aplikimeve të NATO-s nga Suedia dhe Finlanda.

Stoltenberg, duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Uashington, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha: “Ne i kushtojmë rëndësi të madhe shqetësimeve të sigurisë së partnerëve tanë”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se janë në komunikim të ngushtë me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Turqia ndjek një qëndrim që mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, anëtare e së cilës është që nga viti 1952. Në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, Turqia gjithashtu mbështeti bashkimin e vendeve të ish-bllokut sovjetik në aleancë në 1999 dhe 2004.

Arsyeja e kundërshtimit të Turqisë për pjesëmarrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO është se këto dy vende skandinave “nuk e mbështesin luftën e Turqisë kundër terrorizmit” dhe mbështesin YPG-në, degën siriane të organizatës terroriste separatiste PKK.

Turqia deklaron se si Suedia, ashtu edhe Finlanda mirëpresin anëtarë të PKK. Duke shprehur shqetësimin e saj duke theksuar se Suedia ofron pajisje ushtarake dhe mbështetje financiare veçanërisht për YPG-në, Turqia gjithashtu mban në rendin e ditës mosekstradimin e 21 personave të kërkuar nga ky vend dhe 12 të kërkuarve nga Finlanda.

Kategoritë
BotaLajme