Ka përfunduar ndeshja derbi e javës në Superligën e Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Trepçës.
Skuadra vendase, Peja ka shënuar fitore 65-64 në Palestrën “Karagaqi”.
Basketbollisti më i mirë te Peja ishte Amin Hot me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe 9 asistime.
Te skuadra nga Mitorvica, më i miri në fushë ishte Dardan Kapiti me 15 pikë të realizuara.