Skandal në Kroaci: Mblodhi para për një sëmundje fiktive, përfundoi duke blerë një Golf VII

Në Kroaci është ngritur aktakuzë kundër Robert Matalin (37) dhe të dashurës së tij Doris Gregorina (22), të cilët akuzohen se kanë zhvatur shumë para nga njerëzit duke gënjyer për sëmundjen e Robertit.

Ky është një rast i njohur nga Kroacia, i vitit 2018, ku Doris ka nisur një fushatë humanitare për mbledhjen e ndihmave për Robertin. Dyshja shpikën se Roberti vuan nga leuçemia dhe se i duhen 770,000 HRK (201,000 KM) për transplantin e palcës së eshtrave, transmeton Danica.hr.

Disa qindra njerëz, kompani dhe institucione ranë pas historisë. Para ka paguar edhe futbollisti i njohur Vedran Ćorluka, si dhe trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Dalić.

Nga hetimet rezultoi se ata kanë grumbulluar gjithsej rreth 31 mijë euro dhe me ato para kanë blerë një makinë të re. VW Golf 7. Këtë e ka konfirmuar një këshilltar në Komunën e Dubravicës, vend pikërisht në kufirin kroato-hungarez.

Këshilltari i ka gjetur në pikën e karburantit me atë makinë dhe ka përfunduar: “Epo nuk punojnë askund, duhet ta kenë blerë me para nga ndihma humanitare”. Pas kësaj, çështja filloi të zbardhej.

Para pak ditësh ndaj dyshes mashtruese është ngritur aktakuzë. Gjatë hetimeve, Roberti dhe Dorisi u mbrojtën duke heshtur. Nëse vërtetohen fajtorët, do të duhet t’ua kthejnë të gjitha paratë donatorëve.

Kategoritë
LajmeRajoni