Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë

Nga projekti i TIKA-s do të ndihmohen 50 familje në nevojë me farëra fasule, misri, jonxhe dhe pleh kimik, në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërkohë në projektin e fundit ka shpërndarë farëra të ndryshme dhe pleh kimik për familjet e fëmijëve jetimë në Lushnjë të Qarku të Fierit, raporton Anadolu.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e ndarjes së ndihmave, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, u shpreh se shpreson që kjo ndihmë të sjellë diçka shtesë në ekonominë e familjeve në nevojë.

“Fakti që ju jeni mbledhur këtu tregon edhe njëherë dashamirësinë dhe miqësinë që kanë dy popujt tanë dhe Shqipëria dhe Türkiye. TIKA ka kohë që bën projekte në fushën e bujqësisë”, tha Atay.

Ambasadori Atay theksoi se ndihma për familjet në nevojë me farëra dhe pleh kimik do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, në fjalën e tij u shpreh se projekti për familjet që mbështeten nga ALSAR është projekt shumë domethënës, sipas tij, sepse janë mundësitë e përdorimit të tokave bujqësore.

“Para disa kohësh po këtu në këtë vend dhuruam disa freza për t’u ardhur në ndihmë po fëmijëve jetimë të kësaj zone që ishte një donacion po i TIKA-s. Njëkohësisht vazhdojmë me këtë projekt të sotshëm, që do të thotë një vazhdueshmëri e ndihmës së popullit turk që vjen nëpërmjet TIKA-s për fëmijët jetimë, për familjet në nevojë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Gurra.

Nga projekti i TIKA-s do të ndihmohen 50 familje në nevojë me farëra fasule, misri, jonxhe dhe pleh kimik, në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës.

Kategoritë
LajmeRajoni