Shqipëri, 11 të vdekur dhe 660 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 60.283 dhe numri i të vdekurve në 1.210

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 të vdekur dhe 660 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 60.283 dhe numri i të vdekurve në 1.210.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 35.551 dhe numri i rasteve aktive aktualisht është 23.522.

Aktualisht në disa spitale vazhdon trajtimi i qindra pacientëve të konfirmuar pozitivë, ndërkohë pjesa tjetër vazhdon trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 3.424 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 272.807 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni