Shkup, mbahet projekti “Udhëtarët e Shkencës – Ballkani”

Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Türkiye-s në Maqedoninë e Veriut, Mehmet Baran tha se shkenca ka një anë universale dhe se ana më e bukur e saj është bashkimi i universales me lokalen.

Në Shkup u mbajt programi i projektit “Udhëtarët e Shkencës – Ballkani” i cili u organizua nga shkolla e mesme “Kartal Anadolu Imam Hatip” nga Türkiye me mbështetjen e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu.

Programi i hapjes së projektit “Udhëtarët e Shkencës – Ballkani” në të cilin janë palë edhe shkollat Maarif të Maqedonisë së Veriut, u mbajt në Kurshumli Han në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave turke në vend, akademikë, nxënës dhe të ftuar.

Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Türkiye-s në Maqedoninë e Veriut, Mehmet Baran në një fjalim tha se shkenca ka një anë universale dhe se ana më e bukur e saj është bashkimi i universales me lokalen.

Duke vënë theksin se miqtë e tij që vijnë nga Istanbuli, dëshirojnë të ndajnë vlerat universale të shkencës me qytetin simotër të Shkupit, Baran tha: “Që nga dje këto eksperimente janë përgatitur me nxënësit tanë. Dhe sot ne do t’i ndajmë këto eksperimente me të rinjtë dhe nxënësit e Shkupit këtu në këtë vend historik”.

Drejtori i shkollës së mesme “Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi”, Özkan Öztürk tha se aktiviteti i sotëm është refkeltim i projektit të ekudimit shkencot mobile (të lëvizshëm) në afro 20 qyete në 12 vende deri më tani.

Öztürk, e cilësoi projektin si një mjet, urë i cili siguron që “Kartal Anadolu Imam Hatip” të takohet me komunitetet simotra jashtë vendit në bazë të shkencës. “Deri më tani ne kemi prodhuar dhjetëra emocione pas aktiviteteve që kemi bërë brenda këtij festimi, festivali. Prodhimi i shkencës dhe emocioneve së bashku është shumë i vlefshëm për ne”, theksoi ai.

Duke njoftuar se projekti organizohet në Ballkan për të herë të katërt, Öztürk shtoi se programin do ta përfundojnë në Kosovë dhe Mal të Zi disa ditë më vonë.

Këshilltari për Arsimin në Ambasadën e Türkiyes në Shkup, Orhan Kurtoğlu falënderoi ata që përgatitën bazën që nxënësit nga Türkiye të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me miqtë dhe vëllezërit/motrat e tyre këtu si dhe uroi që ky të jetë një takim produktiv.

Në kuadër të programit u zhvilluan eksperimente të ndryshme ndërsa në stendat e ngritura u prezantuan punime shkencore.

Projekti “Udhëtarët e Shkencës – Ballkani” i cili synon të rrisë interesin e shoqërisë për shkencën dhe ku nxënësit kanë mundësinë të mësojmë duke praktikuar, filloi në Istanbul në vitin 2015 nga shkolla e mesme “Kartal Anadolu Imam Hatip” dhe që nga viti 2017 filloi me mbështetjen e YTB edhe në Ballkan duke kapërcyer kufijtë e vendit.

Kategoritë
LajmeRajoni