Shkup, aktivitet në mbështetje të Palestinës nga studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

Në kuadër të programit, në hyrje të kampusit u hap një ekspozitë me fotografi nga Palestina dhe Gaza, ndërsa flamuri palestinez u vendos në zona të ndryshme të kampusit.

Në Kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup është organizuar një aktivitet me synimin për të shprehur mbështetjen për popullin palestinez dhe njerëzit e vrarë në sulmet në Gaza, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar nga studentët e universitetit në mbështetje të popullit palestinez, përveç studentëve dhe akademikëve morën pjesën edhe rektori i IBU-t, Prof. Dr. Lütfi Sunar, si dhe punonjës të universitetit.

Në kuadër të programit, në hyrje të kampusit u hap një ekspozitë me fotografi nga Palestina dhe Gaza, ndërsa flamuri palestinez u vendos në zona të ndryshme të kampusit.

Këtu studentët lexuan poezi dhe kënduan këngë që tregojnë solidaritet me Palestinën, si dhe u lexua një deklaratë në mbështetje për Palestinën dhe palestinezët nga përfaqësuesit e studentëve.

Sunar në deklaratën e tij për gazetarët kujtoi se në Palestinë ndodh një masakër dhe gjenocid dhe se mijëra fëmijë, studentë dhe gra u masakruan nga Izraeli.

“Krimi i tyre i vetëm është dëshira për të jetuar të lirë në atdheun e tyre”, u shpreh Sunar, duke informuar rreth aktiviteteve që studentët e IBU-t kanë organizuar në solidaritet me Palestinën.

Sunar theksoi se ashtu si njerëzit e gjithë botës që janë pro lirisë dhe drejtësisë, ata mbështesin dëshirën e popullit palestinez për të jetuar plotësisht të pavarur në tokën dhe atdheun e tyre.

“Këtë ia deklarojmë të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Ne besojmë se në të ardhmen do të krijohet një Palestinë e lirë dhe ata që heshtin sot për gjenocidin dhe masakrën që ndodh në Palestinë do të zënë vendin e tyre në tabelën e turpit të historisë. Shpresojmë që një ditë të zëmë vendin tonë në faqet e bardha të historisë, të tregojmë anën tonë dhe të shprehim reagimin e nevojshëm për të mos lejuar që këto masakra të përsëriten kudo në botë në të ardhmen”, theksoi Sunar.

Studentët gjithashtu nisën një peticion me thirrjen për “ndalimin e gjenocidit”.

Studentët e dikurshëm dhe aktual të universitetit vizatuan një mural në kampus në mbështetje të palestinezëve, ndërsa nesër do të organizohet një pazar humanitar si pjesë e aktiviteteve, të ardhurat e së cilës do t’u shpërndahen atyre në nevojë në Palestinë.

Kategoritë
LajmeRajoni